Rama, mesazh mbështetësve dhe kritikëve: Faleminderit të gjithëve!

Rama, mesazh mbështetësve dhe kritikëve: Faleminderit të gjithëve!
Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, kryesocialisti Edi Rama u ka kushtuar një status të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

“Ju them faleminderit, sepse më bëni të mendoj vazhdimisht se sa shumë, o Zot sa shumë, mundim e kohë duhet për të ngushtuar hendekun që politika e përcarjes dhe gjuha e urrejtjes mes palëve, ka hapur prej kaq shumë vitesh mes njerëzve të zakonshëm, edhe të rinjve fare! Dhe dua ta dini të dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drutë, nuk ju bëj me faj ju, po pikërisht politikën, që për kaq shumë vite e vite, kultivoi një farë shumë të keqe në mjedisin e komunikimit publik”, u është drejtuar ai "armiqve".

Kurse për mbështetësit dhe dashamirësit shkruan: “Mbështetësve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja janë për mua burim energjie pozitive, shumë më teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirënjohje të thelle atyre që ma degjuan lutjen e bënë telefonata nga jashtë, për te nxitur të afërm e miq këtu në Shqiperi, të votojnë numrin magjik".

Kryeministri gjithashtu u drejtohet edhe kritikëve duke u thënë: “U them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja janë për mua ushqim për mendjen, shumë më tepër se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i dëgjoni ata që ju thone, Edi Rama nuk i dëgjon kritikat.

“Jemi shqiptarë Jemi të një gjaku dhe një gjuhe Jemi të gjithë të dëshiruar, ta shohim Shqipërinë sa më mirë. Faleminderit edhe njëherë dhe ndjesë kujtdo prej jush që mund ta kem bërë të ndjehet keq nga replikat e mia. Përqafime Edi”, e mbyll ai postimin e tij.

/f.c/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: