Raporti DASH, reagon Demiraj: Të angazhuar në luftën kundër trafikimit të personave

Raporti DASH, reagon Demiraj: Të angazhuar në luftën kundër trafikimit të personave
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, reagoi pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në të cilën vihej në pah fakti se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete. Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave anti-trafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017”, shprehet Demiraj.

/f.c/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: