Rekord i këngës “Despacito”, e para në 18 vende të botës

Rekord i këngës “Despacito”, e para në 18 vende të botës
E para në 18 vende të botës, ku është në krye prej 12 javësh dhe ka fituar 6 disqe platini, një video me 1.9 milionë klikime dhe këto janë vetëm disa nga rekordet e arritura nga “Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi.

"Despacito" ka arritur pozicionin e parë të renditjes sa i takon shitjeve, në Itali, Irlandë, Spanjw, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Suedi, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që një këngë spanjolle të arrinte në krye të renditjes angleze, ku po qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst në spanjisht del në vend të parë në SHBA. Para “Despacito”-s në versionin e Luis Fonsit, Daddy Yankee dhe Justin Bieber ia kishin dalë vetëm me “La Bamba” dhe “Macarena” në vitin 1996.

Kënga është edhe më e transmetuara në radiot kryesore të botës, videoja zyrtare në “Youtube” ka kaluar 1.9 miliardë klikime dhe ka arritur brenda një kohe shumë të shpejtë në kuotën e 1.5 miliardë klikimeve në historinë e “Youtube”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: