Rezultatet, zbuloni nëse Lazarati apo Librazhdi riktheu nostalgjinë e komunizmit!

Rezultatet, zbuloni nëse Lazarati apo Librazhdi riktheu nostalgjinë e komunizmit!
Zgjedhjet e fundit parlamentare kanë ofruar surpriza, po ashtu edhe rezultate spektakolare në disa zona të vendit.

Ka qenë Partia Socialiste që me fitoren e saj të thellë ka vendosur edhe disa rekorde historike në shumë disa zona.

Në rang qarku, fitorja më e thellë e PS-së është regjistruar në Vlorë, ku ka marrë 60.3 për qind të votave. Brenda qarkut, rezultati më i lartë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku PS ka marrë 64.2 për qind të votave, rekord historik ky për një parti në 27 vjet demokraci.

Socialistët kanë marrë një rezultat historik prej 57.1 për qind të votave edhe në Fier.

Rezultati më i thellë i këtij qarku është shënuar në Divjakë, ku PS-ja ka marrë 64.3 për qind të votave.

Në qytetin e Librazhdit, Partia Socialiste shënoi të njëjtin rezultat, me 64.3 për qind të votave. PS mori në këtë qytet 10 983 të votave, PDIU 1 567 vota, PD 2 961 vota, ndërsa LSI 1 228 vota.

PS në Librazhd shënoi një diferencë të madhe nga vendi i dytë, që mban PD, pasi një rezultat të afërt me të morën edhe PDIU që mbajti vendin e tretë dhe LSI e vendit të katërt.

Rezultati i Librazhdit ka sjellë më tepër habi, për faktin se katër vjet më parë bashkia Librazhd qeverisej nga e djathta, ku fitoi kandidat i PDIU që ishte propozuar nga PD. Ndasitë mes tyre në këto zgjedhje kanë ndarë edhe votat, çka krijoi përveç të tjerave diferencën e madhe të PS-së karshi rivalëve në këtë qytet.

Ndërsa rezultati në Librazhd ka sjellë habi  për shumë partale që e krahasuan sot me nostalgjinë e viteve të komunizmit, nostalgjia nw fakt mund të shihet edhe më mirë me atë të Lazaratit, ku PD mori sërish 91 për qind të votave, ashtu si në të gjitha zgjedhjet e kaluara.

PD, fituese vetëm në dy qarqe, Shkodër dhe Kukës, nuk pati ndonjë fitore tjetër interesante.

Gjithsesi, Partia Socialiste ka arritur rezultate historike edhe në zona që nuk kanë qenë fortesa të saj, si Durrësi.

Në Durrës, socialistët morën gati 50 për qind të votave, ku rezultati më i thellë i tyre u vendos në Shijak, me gati 56 për qind të votave.

Partia Socialiste nuk është e vetmja që ka vendosur rekorde në këto zgjedhje.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shënuar rezultate spektakolare në Elbasan, ku mori 18 për qind të votave, ndërsa në Peqin doli forcë e parë me diferencë nga dy partitë e mëdha, duke marrë gati 45 për qind të votave.

Partia Social-Demokrate shënoi një rezultat historik në Shkodër, ku Tom Doshi arriti të marrë 13 mijë vota, ose 12 për qind të totalit...

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: