Rikthehet në krye të OSHEE-së Adrian Çela, largohet Drejtori i parë teknik

Rikthehet në krye të OSHEE-së Adrian Çela, largohet Drejtori i parë teknik
Adrian Çela është rikthyer në krye të OSHEE-së. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafës nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.

Me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Haki Mustafa u vendos në krye të OSHEE në kuadër të marrëveshjes Rama- Basha për zgjedhjet e 25 qershorit. Por tashmë që gjithçka ka mbaruar, Çela është rikthyer në detyrë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: