Rita Ora, mahnitëse në dasmën shqiptare

Rita Ora, mahnitëse në dasmën shqiptare
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ndodhet në Tiranë për ceremoninë e martesës së një të afërmje,  që zhvillohet sonte.

Rita ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto në një fustan të argjendtë, në të cilin duket e mrekullueshme. Përmes fotografisë Rita ka lënë të dihet se në dasmën e kushërirës nga ana e nënës do të ketë rolin e shoqërueses e nuses.

Mbi fotografinë bashkë me shoqëruesen tjetër, këngëtarja ka shkruar : “Shoqërueset e nuses e nisin tani.”

Rita Ora së fundmi ka qenë aktive edhe në muzikë. Para një jave ajo lëshoi këngën e re “Your Song”. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: