Ron Howard, dokumentar mbi tenorin e madh Pavarotti

Ron Howard, dokumentar mbi tenorin e madh Pavarotti
 

Ron Howard do të drejtojë dokumentarin, që do të realizohet mbi jetën e tenorit të famshëm italian Luciano Pavarotti.

Pas suksesit të dokumentarit “The Beatles: Eight Days A Week – The Touring Years”, rifillon bashkëpunimi mes Imagine Entertainment të Ron Howard, Brian Grazer dhe White Horse Pictures të Nigel Sinclair dhe Guy East për prodhimin e një pune të autorizuar mbi jetën e tenorit italian.

Dokumentari me metrazh të gjatë do të realizohet në bashkëpunim me Polygram Entertainment, partner i Universal Music Group, me bashkëfinancimin e Studiocanal.

“Luciano Pavarotti ka patur një jetë të pasur me ulje e ngritje si një film i madh dramatik dhe si çdo protagonist interesant, ka qenë një njeri i kontradiktave të mëdha . Karriera e tij ka qenë e ndjekur nga ambiciet e tij artistike , të pasura me një talent të madh dhe nga një dashuri e thellë për njerëzimin. Mua më intereson të shikoj mënyrën sesi ky pasion ka çuar përpara muzikën e tij dhe lidhjen e ngushtë me publikun”, tha Ron Howard.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: