Sa mandate fiton PS, PD, LSI? Zgjedhjet në Shqipëri, sot edhe në baste!

Sa mandate fiton PS, PD, LSI? Zgjedhjet në Shqipëri, sot edhe në baste!
Votuesit shqiptarë, sidomos ata që në ditë diele luajnë skedina, mund të votojnë për partinë e zemrës ose të parashikojnë me objektivisht rezultatin, me qëllim për të fituar.

Një prej kompanive shqiptare të basteve ju ka dhënë mundësinë bastvënësve shqiptarë që të luajnë partitë e tyre nëpër skedina.

Kjo kompani bastesh ju ka dhënë mundësi lojtarëve të votojnë partitë se sa mandate marrin në total, apo dhe sesa mandate marrin ato nëpër qarqe.

Kujtojmë se kampionatet e futbollit në Europë janë mbyllur dhe sot si ditë e dielë në mungesë të ndeshjeve të zakonshme, parashikimi i zgjedhjeve parlamentare është mënyra më e mirë për të mbajtur bastexhinjtë e skedinave me adrenalinën e tyre zakonshme.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: