Sëmundja që vret më shumë njerëz në botë, vuajnë 40 % e shqiptarëve

Sëmundja që vret më shumë njerëz në botë, vuajnë 40 % e shqiptarëve
Shefi i shërbimit të hipertensionit në QSUT, Mihal Tase thotë që 40%  e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, dhe kjo sëmundje është një vrasës i heshtur që nuk të lajmëron kur vjen.

Për të shmangur sëmundjen, mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë sa me shumë aktiviteteve fizike dhe te bëjnë kujdes me produktet ushqimore.

Lumturi Selfaj, 55 vjeçe, është një nga të prekurat e kësaj sëmundje. Ajo prej 10 vitesh vuan nga hipertensioni dhe thotë se ka neglizhuar sëmundjen, çka i ka sjelle mjaft probleme me diabetin dhe veshkat.

Sipas te dhënave te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hipertensioni është vrasësi i parë në botë. Kjo sëmundje vret shumë njerëz, duke qenë se shoqërohet nga sëmundje të tjera si diabeti, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: