Serena Williams, patriotike dhe shumë ‘low cost’

Serena Williams, patriotike dhe shumë ‘low cost’
Sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 150 milionë dollarësh, por, shtatzënë 7 muajshe me fëmijën e parë, Serena Williams nuk mund të bëjë gjë tjetër veç se të aplikojë për ‘low cost’.

Të paktën sa i takon veshjes. Tenistja ka postuar një seri fotosh dhe video në rrjetet sociale me një kostum trup që simbolizon flamurin amerikan, i blerë për 29 dollarë (rreth 25 euro) në një supermarket.

“Është vendi i vetëm ku mund të gjej kostume që më rrinë mirë”, - ka deklaruar Serena Williams në video, para se të shtojë që ka provuar edhe dyqane të tjera me çmime edhe më të ulëta. Megjithatë, kjo veshje patriotike do t’i rrinte mirë në 4 korrik për të festuar Ditën e Pavarësisë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: