SHBA, celulari shpërqendron 67-vjeçaren që bie në pusetë (Video)

SHBA, celulari shpërqendron 67-vjeçaren që bie në pusetë (Video)
Të dërgosh mesazhe në celular ndërsa ecën pa e pasur mendjen në rrugë mund të jetë e rrezikshme.

E di mirë kjo grua 67-vjeçare në Nju Xhersi (SHBA), e cila e shpërqendruar nga ‘smartphone’, nuk e pa pusetën e hapur në një rrugë kalimi dhe ka përfunduar brenda, duke pësuar lëndime në trup.

Skena është filmuar nga telekamerat e sigurisë së një dyqani në Plainfield. Puseta ishte hapur për të riparuar tubat e gazit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: