Shkodër, Vlahutin: BE mbështet zhvillimin e turizmit malor

Shkodër, Vlahutin: BE mbështet zhvillimin e turizmit malor
Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës, deklaroi se “BE angazhohet që të mbështesë bashkitë të zhvillojnë turizmin dhe një ndër to është edhe bashkia e Shkodrës”.

Vlahutin zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Shkodrës ku dha një deklaratë për mediat pas një takimi me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, për zhvillimin e turizmit në këtë qark.

“Jam shumë e lumtur që jam përsëri e pranishme në Shkodër. Qëllimi i projektit tonë është që të mbështesim bashkitë të zhvillojnë turizmin. Shkodra ka elementë të shumtë si malet, detin, liqenin dhe qendrën historike, të cilat nëse mirë menaxhohen mund të kthehen në një pikë të rëndësishme turistike për turistë nga e gjithë bota. Projekti jonë është i përqendruar në zhvillimin e turizmit malor”, tha Vlahutin gjatë fjalës së saj.

Vlahutin veçoi vizitën e djeshme në Theth, vend i cili sipas saj, meriton të ketë vëmendjen e donatorëve dhe investitorëve si një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: