Shorti i Champions, Kukësi sheh shanse kualifikimi ndaj kampionëve moldavë

Shorti i Champions, Kukësi sheh shanse kualifikimi ndaj kampionëve moldavë
Kampionët e Shqipërisë, Kukësi, do të kenë përballë Sherif Tiraspol në fazën kualifikuese të Champions League.

Kukësi ka shmangur kundërshtarë më të fortë si Celtic, Bate Borisov apo Rosenborg, duke pasur disi shanse për kualifikimin në raundin tjetër.

Sherif Tiraspol konsiderohet një ndër ekipet më të favorshme që mund të vihej përballë Kukësit, në short, për kalimin e raundit të dytë, por një ekip jo i lehtë.

Pas shortit, skuadrës së Ernest Gjokës i mbetet të vijojë përgatitjet e duhura si dhe afrimet e premtuara në merkato, teksa priten dy lojtarë të huaj cilësorë, të arritur ndoshta kualifikimin.

Avantazhi i kundërshtarit është eksperienca pasi jo vetëm është kampion në fuqi i Moldavisë, por njëkohësisht skuadra  që dominon futbollin moldav, (nga krijimi në vitin 2001, ka fituar plot 14 tituj kampionë)

Sherif i Tiraspolit ishte skuadra e dytë më e dobët ndër 17 skuadrat në total që ishin në vazon e parë.

Por Sherif i Tiraspolit është një skuadër që sipas transfermakt vlen në total për sa i përket futbollistëve 10.65 milionë euro, thuajse trefishi që e vlerësohet skuadra e Kukësit.

Sherif Tiraspol është i njohur për futbollin shqiptar, pasi në sezonin 2010-2011 është përballur me Dinamon, pikërisht në këtë raund të Championsit.

Sherif është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3-2, (3-1 fitoi ndeshjen e parë në Moldavi, 1-0 humbi ndeshjen e kthimit në Tiranë).

Kukësi do të zhvillojë ndeshjen e parë në para-eleminatore të Champions më 11 ose 12 korrik në transfertë dhe atë të kthimit një javë më pas në shtëpi.

Skuadra e Gjokës luan ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Takimi i parë do të luhet në stadiumin e Sheriff Tiraspol, me një kapacitet prej rreth 12. 700 vendesh.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: