Shqipëria pret përgjigje nga Inzaghi. Plani B, lista nga Mazzarri deri te Sami Hyypia

Shqipëria pret përgjigje nga Inzaghi. Plani B, lista nga Mazzarri deri te Sami Hyypia
Pasuesi i mundshëm i Gianni De Biasi mund të zgjidhet deri nesër, nëse Pippo Inzaghi i thotë “po” ofertës së FSHF-së.

Por teksa Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqet për të arritur një marrëveshje, duket se oferta e ka futur Inzaghin në një udhë shumë të vështirë. Të qëndrojë me Venecian e sapongjitur në Seria B, apo të largohet për një karriere personale?! Presidenti i Venecias, Tacopina, tha se ka një projekt që kërkon ta rikthejë sa më shpejt të jetë e mundur Venecian në SeriaA, ku në qendër të këtij projekti është trajneri. Projekti venecian është shumë ambicioz dhe i strukturuar mirë edhe në aspektin ekonomik. Ndaj edhe në pritje të përgjigjes, në tavolinën e FSHF-së janë profile të tjera trajnerësh.

Profile të tjera janë Giancarlo Camolese, ish-trajneri i Torinos dhe së fundmi i Chiasso,

Por edhe Massimo Piscedda, Luigi De Canio dhe Massimo Morgia.

Por a ka edhe profile të huaja? Shqipëria nuk ka një fuqi të madhe ekonomike, por ka dashur të jetë sa më e qartë me kandidatët.

Duka dëshiron një teknik të aftë dhe kompetent për të vazhduar punën e shkëlqyer të De Biasi dhe Tramezzanit. Valter Mazzarri shihet më tej si një tjetër kandidat i preferuar, por ai ka tashmë në tavolinë edhe disa klube. Edhe Guidolin është në listë.

Shqipëria, megjithatë, është gjithashtu në kërkim rreth e rrotull të Planit B.

Valter Mazzarri

Nëse italianët e përmendur më lart nuk e pranojnë ofertën, Federata do të zgjedhë për profilet e tjera të nivelit ndërkombëtar. Janë siguruar disa emra, duke përfshirë edhe më të preferuarit, Martin Schmidt (trajner zviceran me eksperiencë në Bundesligë).

Në listë është edhe Sami Hyypia, ish-legjenda e Liverpool si lojtar dhe si trajner me eksperiencë në Angli e Bundesligë (Bajer Leverkusen Brighton, dhe së fundmi te Zurih në Zvicër).

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: