Shqipëria tjetër leksion Azerbajxhanit, kualifikimi një hap larg

Shqipëria tjetër leksion Azerbajxhanit, kualifikimi një hap larg
Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka fituar sot pasdite 3-0 ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e Grupit A, të vlefshme për fazën e dytë të Ligës së Europës. Takimi i luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në National Olimpik Park ishte një dominim i volejbollistëve të trajnerit Jani Melka, që treguan superioritet në shumicën e kohës dhe e merituan fitoren.

Kjo është fitorja e tretë e kuqezinjve në Grupin A (kanë edhe një humbje) në katër takime, duke konsoliduar vendin e dytë dhe janë shumë pranë kualifikimit për në finalet e Ligës së Europës. Një objektiv që mund të arrihet nesër, në takimin ndaj Suedisë, rivalja më e afërt, por që ndodhet 5 pikë larg. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: