Shqipëria turistike në Paste Magazine

Shqipëria turistike në Paste Magazine
Artikulli më i fundit i botuar për Shqipërinë si një destinacion turistik që nuk duhet humbur është ai i Francesca Masotti për Paste Magazine me titullin “The Best of Albania Takes Travelers Off the Tourism Conveyor Belt”.

Janë pesë sugjerime të blogeres italiane Francesca Massoti si vende që duhen vizituar patjetër. Ato janë Tirana, Berati, Gjirokastra, Riviera Shqiptare dhe Parku i Butrintit.

“Bregdet mahnitës, plazhe të mrekullueshme, ushqim i mirë dhe udhëtim shumë ekonomik për xhepin, këto janë vetëm pak nga gjërat sipërfaqësore që mund të përshkruajnë këtë vend të Ballkanit”, - shkruhet në artikull.

Artikulli hapet me një foto të Bunkart2, një muze i hapur së fundmi dhe shumë i vizituar nga të huajt.

Përveç Tiranës të cilës i shtohen përditë atraksionet turistike, autorja nuk lë pa përmendur tre vendet e mbrojtura nga UNESCO, Berat, Gjirokastër dhe Butrint, si dhe rivierën e mahnitshme shqiptare.

(burimi, www.pastemagazine.com)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: