Arsyeja lidhet me akuzën që i është bërë 32-vjecarit nga Prokuroria Spanjolle për evazion fiskal. Sipas “A Bola”, Ronaldo është i indinjuar me hetimet e autoriteteve spanjolle deri në atë pikë sa ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit. Madje kjo e përditshme shkruan se këtë vendim tijin portugezi ia ka bërë të qartë vetë presidentit Florentino Perez.
Ky lajm i “A Bola” publikohet vetëm tri ditë pas Prokuroria e Madridit i komunikoi Ronaldos katër akuza për evazion fizkal, duke i shkaktuar shtetit spanjoll një dëm ekonomik prej 14.7 milionë Eurosh.
Por cështja nuk duket të jetë kaq e thjeshtë. Gazeta portugeze thekson se para pak ditësh Realit i ka ardhur një ofertë 180 milionë Euro për Ronaldon. Dhe përgjigja e katër herë fituesit të Topit të Artë ka qenë: “Asgjë nuk është e pamundur”. /e.a/