"Sulltaneshat" shqiptare të volejbollit! (Foto)

"Sulltaneshat" shqiptare të volejbollit! (Foto)
Foto interesante nga volejbollistet e kombëtares së Shqipërisë. Ato para udhëtimit për në Bjellorusi janë ndalur në Stamboll, ku edhe vizituan Xhaminë Blu, dhe me këtë rast, e quajtën veten “si Sulltanesha”

Në foto janë disa nga volejbollistet e kombëtares së femrave të Shqipërisë: Xhozafa Sejfullai, Maria Sade, Artjola Rexhepi, Ergysa Blloku, Madona Ulaj, Gentiana Qose, Sava Thaka, Esmeralda Tuci dhe  Romina Matoshi.

Pasi vizituam Xhaminë Blu, duke përfituar nga kalimi transit  në Stamboll, vajzat e volejbollit presin të nisen për në Bjellorusi me kombëtaren për t’i zhvilluar ndeshjet e fazës së dytë të Europa League.

Në ndeshjet e para të grupit që u zhvilluan në Tiranë ekipi kombëtar i volejbollit të femrave zuri vendin e dytë, duke mundur Bjellorusinë, 3-1, dhe Austrinë 3-0, por humbi me Finlandën 0-3.

 

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: