Takohen liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mungon Lëvizja Besa

Takohen liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mungon Lëvizja Besa
Takohen liderët e partive shqiptare në Maqedoni, mungon Lëvizja Besa. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në prononcimin për media deklaroi se ata janë takuar për të biseduar për pikat e “pakonsumuara” të Deklaratës së partive politike shqiptare.

 “Vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani. Bëmë një bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të partive politike me çka konstatuam se një pjesë e atyre përcaktimeve tanimë veç janë përfshirë në programin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Mbetet edhe më tutje që këto takime të vazhdojnë. Më duhen orë të tëra për të shpjeguar se cilët janë pjesë të programit të qeverisë dhe cilat jo”, shprehet Ali Ahmeti.

“Për ne është shumë me rëndësi që ky komision të fillojë të funksionojë, sepse kemi çështje që i kemi ngritur për zbardhje të së vërtetës, sa i përket rastit të Kumanovës, sa I përket rastit të “Monstrës”, sa i përket rastit të “Brodecit” dhe rasteve të tjera që kërkojnë të zbardhet e vërtetë.

Tërësisht ky moment është bllokuar nga mos-emërimi i kryetarit të komisionit nga Lëvizja Besa” ,vazhdoi ai më tej.

 Kurse Lëvizja Besa e arsyetoi mungesën, duke kërkuar që takimi të bëhet në Kuvend dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët të raportojnë me shkrim se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare, të hartohet plani për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe të krijohen grupet e punës për përpilimin e tij.

/f.c/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: