Të shtëna me armë zjarri tek stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë, qëllohet biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri tek stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë, qëllohet biznesmeni
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të stadiumit “ Selman Stërmasi”, në Tiranë.

Persona të panjohur kanë qëlluar me një plumb në kokë një biznesmen. Bëhet fjalë për Tefik Hykën, ish-pronari i një fabrike në Vorë. Nga të shtënat me armë mësohet se ka mbetur edhe një person tjetër i plagosur.

Autori i krimit mësohet se ka qenë me motor dhe është larguar me shpejtësi.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ish-pronari i një fabrike tullash në Vorë ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në  Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu,  nga vendi i ngjarjes deklaroi se në orën 10:25 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Një shtetas që u transportua menjëherë në spital. Drejtoria e policisë vendore në Tiranë ka marrë të gjitha masat duke ngritur pika kontrolli. Autorët e dyshuar janë dy persona të cilët kanë lëvizur me motor. Jemi duke duke kryer veprimet, janë shoqëruar të gjithë personat që kanë qenë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: