Tensionet në zgjedhje, Llalla shkon edhe në Vlorë, Demiraj: Partitë të mbështesin policinë

Tensionet në zgjedhje, Llalla shkon edhe në Vlorë, Demiraj: Partitë të mbështesin policinë
Incidenti në Lezhë apo edhe tensionimi i situatës në disa qarqe të tjera, si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale, ka sjellë reagimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj. Ai u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.

Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin ‎08009090 ose/dhe ‎069 413 7777.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla inspektoi sot paradite Elbasanin dhe Shkodrën, ndërsa pasdite ai ka mbërritur në Vlorë ku është takuar me prokurorin e qytetit bregdetar.

Kryeprokurori Adriatik Llalla theksoi nga Vlora se “Institucioni po ndjek procesin në të gjithë vendin. Situata në përgjithësi paraqitet e qetë, në disa zona paraqitet e acaruar. I gjithë i institucioni ynë është i angazhuar, shërbimet e veta të gatishmërisë për të ndjekur situatën. Ka pasur shqetësime dhe problematika në Lezhë. Po kontrollojmë gjithë territorin e vendit.”

Ndërkohë, procesi zgjedhor është shtyrë zyrtarisht nga KQZ deri në ora 20:00.

/a.m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: