Tentoi të vrasë me thikë një 25 vjeçar, arrestohet i riu në Durrës

Tentoi të vrasë me thikë një 25 vjeçar, arrestohet i riu në Durrës
Një  25 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës (26 qershor 2017) në qytetin brengdetar të Durrësit.

Sipas njoftim it të policisë, rreth orës 21:00 në lagjen Nr.18 Durrës, 26 vjeçari Andrea Shahaj  pas një konflikti për motive të dobëta ka  tentuar të vrasë me thikë shtetasin E.B. 25 vjeç. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur  arrestimi i autorit të plagosjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i kryerjes së veprës penale (thika).

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: