Tiranë: LIBRA e Ben Blushit afër mandatit, Mesila Doda ende shumë larg

Tiranë: LIBRA e Ben Blushit afër mandatit, Mesila Doda ende shumë larg
LIBRA e Ben Blushit shpreson shumë që të fitojë një mandat në Tiranë, çka do të mbante kreun e saj sërish në Kuvend.

Deri tani, kur mbeten edhe më shumë se 35 për qind e votave të panumëruara në Tiranë, kjo parti ka siguruar 5944 vota.

PDIU me 8. 511 vota ka siguruar deri tani një mandat deputeti, kreu Shpëtim Idrizi, por vështirë se do të plotësohet me këtë ritëm numri i duhur që të plotësojë mandatin e dytë, që edhe Mesila Doda të jetë në Kuvend.

LSI me 35.679 vota numëron deri tani 5 mandate, ku Luan Rama i pesti është luhatur herë pas herë.

PS me mbi 126 mijë vota aktualisht numëron 17 mandate dhe PD me 87 mijë vota 11 deputetë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: