Tom Cruise dhe Nicole Kidman sërish bashkë

Tom Cruise dhe Nicole Kidman sërish bashkë
Tom Cruise dhe Nicole Kidman ende kanë mbetur në memorien e fansave si një nga çiftet më të bukur mes aktorëve të Hollivudit. Por pas një dekade ata u ndanë dhe jo me pak dhimbje. Sot dy aktorët e njohur kanë jetët e tyre, por së fundmi përflitet se do të rikthehen përsëri së bashku, pas 20 vitesh.

Tom Cruise i ka kërkuar Nicole që ti bashkohet në një film, ku do të përfshihen edhe skena dashurie.

“Nicole u habit kur Tom i kërkoi që të punonin bashkë përsëri. Ajo u shokua më shumë kur kuptoi se çfarë i kërkonte, sidomos rreth skenave të nxehta,” – tha një burim i afërt për Dailymail.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë, por fansat e tyre janë entuziazmuar shumë nga ideja që ata do të shfaqen në ekran në krah të njëri-tjetrit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: