“Top Gun: Maverick” nis xhirimet në 2018

“Top Gun: Maverick” nis xhirimet në 2018
Tom Cruise ka bërë me dije se xhirimet e Top Gun 2, filmit që e bëri të njohur në gjithë botën, do të fillojnë vitin tjetër.

Cruise në film do të kthehet të luajë në rolin e pilotit fenomenal Maverick dhe filmi do të titullohet “Top Gun: Maverick”.

Gjatë intervistës për promocionin e filmit të tij të ardhshëm “La mummia”, që do të dalë në kinematë italiane të enjten në 8 qershor , aktori ka shpjeguar këtë vendim : “Nuk do të titullohet Top Gun 2, por Top Gun: Maverick. Nuk doja një numër. Nuk ke nevojë për një numër”.

Në regjinë e projektit ylli hollivudian do të ketë Joseph Kosinski, më të cilin në 2013 ka xhiruar “Oblivion”. Por nuk ka përfunduar këtu. Tom bëri të ditur edhe disa të reja mbi Top Gun: Maverick: “Filmi do të karakterizohet nga e njëjta mënyrë si në kapitullin e parë. Pilotët janë kthyer! Por në këtë film do të kemi avionë më të mëdhenj e më të shpejtë”

(burimi, Paramountchannel) j/m

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: