Tragjedi në familje, djali vret babain dhe nënën në Durrës

Tragjedi në familje, djali vret babain dhe nënën në Durrës
Mëngjesin e sotëm Durrësit është tronditur nga një krim i rëndë në familje, ku djali ka vrarë babain dhe nënën e tij.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj, të Durrësit. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, shtetasi me inicialet  L.N dyshohet se vuan nga probleme mendore. Ai po merret në pyetje ne komisariatin e Durrësit lidhur me ngjarjen e rëndë, të vrasjes së dy prindërve të tij. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: