Veliaj: Fitore masive e punës mbi fjalët

Veliaj: Fitore masive e punës mbi fjalët
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar sot përmes një komenti në rrjetet sociale të gjithë qytetarët, që sipas tij, vlerësuan në këto zgjedhje punën dhe transformimin që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vite.

Duke u bërë më tej thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për të ecur përpara për më shumë punë “Për Shqipërinë që duam”.

“Le t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe ecim përpara. Kjo ishte një fitore masive e punës mbi fjalët, ndaj me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë që duam! ”, shkruan Veliaj.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: