Vëzhguesit Vendorë: Pjesëmarrja e ulët, mesazh i fortë ndaj klasës politike

Vëzhguesit Vendorë: Pjesëmarrja e ulët, mesazh i fortë ndaj klasës politike
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka ngritur si shqetësim në raportin e parë paraprak lidhur me ditën e votimit pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje të votuesve.

Kjo sipas tij duhet të shihet si një mesazh i fortë ndaj klasës politike dhe të gjitha institucioneve te zbatimit të ligjit dhe respektimit të interesave, lirive dhe të drejtave të tyre.

Sipas KVV-së, në tërësi dita e zgjedhjeve pati një ecuri pozitive të të gjithë procesit, pavarësisht incidenteve të vogla të vërejtura.

Dhe se trupa e administrimit zgjedhor, në përgjithësi, pati një sjellje të kënaqshme kundrejt respektimit të dispozitave ligjore dhe respektimit të të drejtave të votuesve.

“Qasja proaktive e institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit në adresimin dhe ndjekjen e çështjeve të korrupsionit zgjedhor është një zhvillim shumë pozitiv, i cili rezultoi në organikë me sjelljen institucionale dhe frymën e vërejtur përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, si pasojë edhe e marrëveshjes së 18 majit, pavarësisht problematikave që e kanë shoqëruar atë”, thuhet më tej në raport.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: