Vidhnin banesat në Pogradec dhe sendet e marra i shisnin në Tiranë, policia arreston autorët

Vidhnin banesat në Pogradec dhe sendet e marra i shisnin në Tiranë, policia arreston autorët
Policia ka arritur të  zbardh dhe dokumentoi me fakte ligjore, vjedhjen e dy banesave. Autorët i vidhnin banesat dhe sendet e marra i shisnin në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Andrea Olldashi, 30 vjeç, Noldjan Çollaku, 25 vjeç, të dy banues në Pogradec. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 27.06.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, këta shtetas kanë vjedhur në banesën e shtetasit R.B, 64 vjeç, një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, u bë i mundur dokumentimi me fakte ligjore i vjedhjes të një banese tjetër, në pronësi të shtetasit A.T, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2017,ku shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: