Vjedh banesën e bashkëfshatarit, arrestohet 21 vjeçari në Mallakastër

Vjedh banesën e bashkëfshatarit, arrestohet 21 vjeçari në Mallakastër
Policia e Mallakastrës ka arrestuar një të ri, i dyshuar për vjedhjen e disa banesave në këtë zonë.

Në prangat e policisë ka rënë Emiljano Milaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fratar.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është futur gjatë natës në banesën e bashkëfshatarit të tij A.R 44 vjeç dhe ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu 21-vjeçari dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: