Vjedhin banesën e të riut ditën e zgjedhjeve në Lushnje, tre të arrestuar

Vjedhin banesën e të riut ditën e zgjedhjeve në Lushnje, tre të arrestuar
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjes për vjedhjen e një banese.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme që përkonte dhe me festën e Bajramit dhe ditën e zgjedhjeve.

Të arrestuarit janë: Ardit Muça 23 vjeç, Arben Toli 38 vjeç dhe Almiran Bufasi 29 vjeç dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit A.T 26 vjeç në fshatin Pirrë.

Materialet lidhu me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal. /e.g/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: