Vlonjati gris fletën e votimit pas akuzës se e fotografoi atë, shpallet në kërkim

Vlonjati gris fletën e votimit pas akuzës se e fotografoi atë, shpallet në kërkim
Policia e Vlorës njoftoi se filloi procedim penal dhe shpalli në kërkim policor shtetasin R.M, 54 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Ai akuzohet për fotografim të fletës së votimit.

Sipas bluve, kanë qenë anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit që e kanë konstatuar dhe i gjendur të këtë situatë votuesi e ka grisur fletën e votimit për t’u larguar më pas.

“Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë  është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës së votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: