Vlorë, mjeti me kutitë e votimit dhe komisionerët përfundon në spital

Vlorë, mjeti me kutitë e votimit dhe komisionerët përfundon në spital
Ashtu si gjatë ditës së zgjedhjeve, edhe procesi i dorëzimit të kutive ka shënuar incidente. Automjeti me kutitë e fshatit Bishan të Vlorës nuk ka shkuar në qendrën e numërimit të votave, por përfundoi në spital.

Sipas Moisi Meminajt dhe kandidatit për deputet të LSI, Flamur Çela, në momentin që automjeti ndryshoi rrugë mund të ketë pasur ndërhyrje në Vlorë.

Komisionerët kanë pretenduar se po shoqëronin në spital një prej kolegeve të tyre femër për shkak se ndihej keq. Komisioneres se LSI i kanë të fikët gjatë rrugës, çka edhe devijoi makinën me kututë e votimit drejt spitalit.

Më vonë, mjeti me kutitë e votimit është shoqëruar për në qendrën e numërimit të votave në Vlorë.

Përfaqësuesit e LSI kërkuan ekspertizë nga LSI, pas dyshimeve për manipulim.

Mësohet se gjatë transportimit të kutive të votimit të fshatit Bishan ka pasur përplasje të forta midis komisionerëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur komisionerët përplasen fizikisht midis tyre. Komisionerët e LSI-së kanë njoftuar më tej policinë për kutitë e votimit, çka detyroi makinën me kutitë e votimit t'i transportonin me vonesë, për shkak të incidenteve për në KZAZ-në 81 të qytetin bregdetar.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: