Zbulohet misteri sesi u “gatua” fitorja në Izrael, “gjella e kërkon kripën me stil”

Zbulohet misteri sesi u “gatua” fitorja në Izrael, “gjella e kërkon kripën me stil”
Gjella kërkon aq kripë sa duhet, madje mundësisht kripa i duhet hedhur me stil. Kuqezinjtë “gatuan” fitoren më të bukur në kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”, duke i shënuar Izraelit në Haifa aq gola sa i duheshin për të realizuar hakmarrjen e humbjes së kaluar me të njëjtin kundërshtar në Elbasan.

“Fitore me vëllezërit e mi, fitore për vëllezërit e mi,” – shkruan kapiteni Mërgim Mavraj, në profilin e tij Facebook, një ditë pas triumfit kuqezi, 0-3, në Izrael. Kjo fitore ngjiti kuqezinjtë në vend të tretë të Grupit G, në fushatën kualifikuese të botërorit rus.

Festa e lojtarëve të kombëtares, pas ndeshjes me Izraelin në Haifa 

Shqipëria pas gjashtë ndeshjeve ka 9 pikë dhe ndodhet 7 pikë pas dy kryesuesve të grupit, Spanjës dhe Italisë.

Mavraj ishte një lider i vërtetë në fushë, teksa mbrojti të paprekur portën tonë me fanatizëm, sikurse edhe mbrojtësit e tjerë Gjimshiti, Hysaj e Kukeli, po ashtu edhe portieri Thomas Strakosha.

Në fokusin e fitores në Haifa ishin dy golat e Armando Sadikut në pjesën e parë dhe goli i tretë i Memushaj në pjesën e dytë, por ato morën vlerë falë edhe formës së mirë të mbrojtjes dhe portierit.

Armando Sadiku, mënyra e veçantë e festës së dy golave në Haifa 

Gjithsesi, tjetër, përveç fitores ishte festa e veçantë e dy golave nga sulmuesi Armando Sadiku.

Sulmuesi i kuqezinjve mësohet se me atë veprim ka imituar veprimin e kuzhinierit të njohur turk, Nussret, i cili e hedh kripën gjatë gatimit në një mënyrë shumë të çuditshme.

Guzhinieri turk Nussret, i cili e hedh me këtë stil kripën në gjellë, çka besohet se frymëzoi sulmuesin Armando Sadiku, në Izrael

/a.m/

loading...
loading...