Zgjedhjet 2017, pritet të nisë numërimi për kryetarin e baskisë në Kavajë

Zgjedhjet 2017, pritet të nisë numërimi për kryetarin e baskisë në Kavajë
Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë blinduar KZAZ nr 42 në Kavajë ku pritet të nisë numërimi i votave për kryetarin e ardhshëm të Kavajës mes kandidatëve Maksim Koni për LSI-në, Isa Sakaj për PD-në dhe Dorian Muratin e PS-së.

Numërimi pritet të nisë në orën 10:00 të ditës së sotme, ku janë 84 kuti votimi me 23 mijë vota që do të numërohen.

Ka forca të shumta të policisë dhe FNSh të cilat kanë blinduar KZAZ . Në këtë KZAZ pati një përplasje mes vëzhguesve të PS-së dhe LSI-së dhe pasditen e djeshme kur po numëroheshin votat për zgjedhjet parlamentare. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: