Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ publikon sot rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ publikon sot rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.

Sipas KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar këtë fakt,  ku ka edhe bërë të ditur që kanë përfunduar numërimi i votave me kusht.

Sipas tij, menjëherë pas shpalljes së rezultateve fillon rrjedha e afatit 24 orësh i ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: