Zgjedhjet për bashkinë Kavajë, kryeson Murati i PS-së

Zgjedhjet për bashkinë Kavajë, kryeson Murati i PS-së
Në Kavajë po vijon me ritëm të shpejtë procesi i numërimit, ku deri tani janë numëruar 37 kuti votimi nga 84 gjithsej.

Në garë janë kandidatët Maksim Kona nga LSI me 664 vota , Isa Sakja nga PD me 3929 dhe Dorjan Murati nga PS i cili kryeson me 4497 vota.

Numërimi i tyre nisi pas përmbylljes së numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, po në Kavajë.

/f.c/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: