Zguri, apel: Numërimi deri në votën e fundit

Zguri, apel: Numërimi deri në votën e fundit
Forcat politike duhet të kontribuojnë në përmbylljen me sukses të procesit të numërimit të votave.

Ky apel u bë nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, sipas të cilit, komisonerët dhe numëruesit e tyre duhen inkurajuar që të vazhdojnë me numërimin e votave.

“Mbyllja e këtij procesi i shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale|. Deri në këto momente procesi i numërimit ka vijuar normalisht, përjashto disa raste të ndërprerjes së numërimit për shkak të lodhjes së shfaqur nga ana e numëruesve apo për shkak të ndonjë incidenti, që është ndjekur hap pas hapi nga KQZ”, u shpreh ai.

 

Numërimi i votave, sipas Zgurit, është një proces i pandalshëm dhe do të vijojë deri në leximin e votës së fundit të hedhur në kuti nga qytetarët shqiptarë.

“Administrimi i zgjedhjeve ka ofruar një standard të ri pozitiv dhe kjo u vlerësua në raportin paraprak të OSBE-ODHIR”, shtoi ai.

 

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: