Ajeti firmos sot me Crotone, Sion-Memushaj i ndajnë 400 mijë euro

Ajeti firmos sot me Crotone, Sion-Memushaj i ndajnë 400 mijë euro
Sot është dita e firmës së Arlind Ajeti te Crotonte, i cili vjen nga Torino. Palët kanë kohë që kanë rënë dakord, ndërsa pasdite pritet firma dhe më tej edhe prezantimi zyrtar. Lajmi konfirmohet edhe nga “La Gazzetta dello Sport”. Crotone derdhi 600 mijë euro për kartonin e mbrojtësit kuqezi, Ajeti.

Pritet të mësohet edhe e ardhmja e Ledian Memushaj. Trajneri i Sion, ish-ndihmësi i de Biasi te stoli kuqezi, Tramezzani, nuk ka hequr dorë nga Memushaj, kartonin e të cilit e mban Psecara. Ekipi zviceran ka afruar 400 mijë euro, ndërsa Pescara e rënë në një kategori më poshtë kërkon dyfishin e kësaj shume, por palët mund të bien dakord shumë shpejt për një shifër të mesme.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: