Aksidentoi me gomone të riun, “mister” dosja hetimore

Aksidentoi me gomone të riun, “mister” dosja hetimore
Gomonet lundrojnë fare pranë pushuesve duke rrezikuar jetën e tyre. Në një rast ndodhur në Himarë fati e deshi që goditje të mos rezultonte fatale.

Kjo ngjarje e ka detyruar policinë të referonte dje në prokurori materialet për shkaktarin e aksidentit.

Pak ditë më parë në Himarë një 26 -vjeçar nga Tirana ka plagosur teksa lundronte me gomone 19-vjeçarin, J. J., banues në Himarë.

I riu J.J., ishte duke notuar në plazhin e Potamit. Papritur ka ndier një goditje në trup kur fare pranë tij po kalonte një gomone.

Menjëherë pushuesit e kanë nxjerrë nga uji dhe e dërguan në spital 19-vjeçarin e aksidentuar, që sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se janë kryer hetimet për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

Për uniformat blu ky aksident, me pasojë plagosjen e lehtë, ka ardhur nga pakujdesia.  /l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: