“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Kryebashkiaku i Himarës: Ja përse më hoqën nënshtetësinë greke

“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Kryebashkiaku i Himarës: Ja përse më hoqën nënshtetësinë greke
“ANTENA JASHTË FAMILJES”

EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “ALBANIAN FREE PRESS”

"Antena jashtë Familjes" është rubrika që sjell muaji i përvëluar i korrikut e në vazhdim, ekskluzivisht në gazetën “Albanian Free Press”. Në këtë rubrikë të përditshme, Antena jonë do të transmetojë për ju, çdo sinjal që do të kapë nga çdo anë, majtas apo djathtas qoftë, pa dallim klani politik.

Kryebashkiaku i Himarës i rrëfehet “Antenës”: Ja përse më hoqën nënshtetësinë greke

Sapo morëm vesh që kryetarit të bashkisë, z. Goro, i hoqën nënshtetësinë greke, rubrika jonë e ndoqi këtë çështje si përherë. Për këtë telefonuam në bashki, në zyrën e vet kryetarit të cilin e gjetëm atje.

- Përshëndetje, z.Goro! Ngushëllime për heqjen e nënshtetësisë greke! Duhet ndonjëherë, ajo e shkretë...!

- Jasu ere, levendi! E duhet, por edhe nuk duhet. Në kushtet që u krijuan, më mirë që e hoqën. Po ç'nuk pret nga i iti, është një llaf popullori.

- E prisnit këtë vendim, me ç'kuptoj...

- U mpleksën shumë faktori që bënë të mundur këtë vendim të qeverisë greku.

- Mund të na i bëni publike këta faktorë, z. Goro?

- Vevea, sigurisht! E para, që kur Rama u prish me Kokëdhimën, ndryshoi shumë faktori gjeopolitiki.

- Në ç'kuptim ndryshoi?

Rama tani, pensionin nuk do e kalojë me Koçon në  breg, por në ishujt greku. Kjo ishte arsyeja që, para disa ditësh, si edhe raportoi media greku, qirio Rama ishte në një nga ishujt greku.

- Përse ishte, se s'ju kuptova?

- Për të parë me sitë e tij, ndonjë vend ku mund të ndërtojë vilën atje. Duke rënë opsioni që të kalojë pensionin me Koçon, do e kalojë në Greqia.

- Ç'lidhje ka heqja e nënshtetësisë suaj me pensionin e z. Rama, më paç rixha...!

- Mos më përdori mua llafe turku, se Himara kurrë s'ka pranuar t'i përdori! Nejse, unë do të të sqaroji lidhjen. Ma hoqën mua, e do ja japin Ramës nënshtetësinë.

- Kush ja u tha këtë?

- Ministri shqiptari në Athinë, ma tha.

- Ministri shqiptar në Athinë? Ambasadori ynë atje, donit të thoshit...?

- Oqi ere, jo ore, ministri shqiptari, ai që firmosi heqjen e pasaportizimit për mua.

- Është shqiptar ai?

- Po gjysma e tyre shqiptar, arvanitasi janë, ere megale. I fusin një "is" në fund dhe kthehen në greku.

- Ju nuk i keni futur mbiemrit tuaj, asnjë "is"...

- S'i kam futurë mbiemrit, i kam futurë emrit. Nga Gjergj, e kam bërë Jorgo.

- Se mos vetëm ju keni ndryshuar emrin...

- Halli çfarë nuk bën! Njoh njërin unë, p.sh.: Ai në Himari e kishte emrin Skënder. Kur e takova stin Athina, i thashë; Jasu ere, Skënderi!

- Ç'ju tha?

- Dhen ime o Skënderis, ime o Lefteris, më tha. (Nuk jam Skënderi, jam Lefteri)

- Vërtet?

- Kur e takova në Himarë, i fola; Hë mo, Lefteris, si je? Nuk jam Lefteris, jam Skënderis, më tha.

- Ja kështu. Unë i ziu s'di vetë si e kam emrin, jo më të di të atij, nëse e ka Skënderis, apo Lefteris.

- Po të them një sekret, meqë ra llafi te kjo fjalë. E di ç'më tha Cipras mua, kur e takova para se të më hiqte pasaportizimin në Greqi?

- Jo, nuk e di! Mund të ma thoni, ju lutem!

- Gjithë politikanët tuaj, kanë punuar për Greqinë, më tha, dhe meritojnë nënshtetësinë greku. Madje, më tepër kanë punuar ata, se ne grekët, më tha.

-Ku e kishte llafin?

- Kështu e pyeta edhe unë. Edhe më tha: Erdhën kinezët p.sh., blenë portin tonë në Pire dhe kur donin të blinin edhe tuajin në Shëngjin, ata politikanët në Alvania, nuk i lanë.

- Kush ishte atëherë si kryeministër?

- Saliu ishte. Erdhën edhe para ca kohësh kur ishte ky rilindasi im, Edi. As me këtë nuk bënë dot gjë kinezët. U kthyen në Kinë me bisht në sy.

- “Me bisht në shalë”, thotë populli.

- Them "me bisht në sy", pasi kinezët i kanë sytë me bisht. Katallavenis! E kështu! Pasaportën që më morën mua, do ia japin njërit prej këtyre; O Nanos, o Berishës, o Ramës. Ata kanë bërë më tepër se ty për Eladhën, më thanë kur më morën pasaportën.

- A nuk ishte e mundur që edhe ju t'ua linin atë pasaportë dhe këtyre t'u jepnin pasaportë tjetër?

- Oqi, nuk ishte e mundur, pasi qeveria në Greqi është e majtë dhe nuk do që të shtojë numrin e shtetasve të tij artificialisht. Ne të majtët, nuk jemi shovinistë...

- Faleminderit z. Goro, për bashkëbisedimin e sinqertë dhe tolerant!

- Faleminderit para poli dhe vazhdo avazin!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: