Ariu koala dhe kanguri çudisin Granit Xhakën në kopshtin zoologjik të Sidneit

Ariu koala dhe kanguri çudisin Granit Xhakën në kopshtin zoologjik të Sidneit
Ekipi i Arsenal ndodhet në Sydney ndërsa futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka me disa lojtarë të tjerë kanë vizituar një kopsht zoologjik ku janë befasuar nga kangurët dhe arinjtë koala.

Granit Xhaka, vëllai i Taulantit, vetëm pak ditë më parë u martua në Prishtinë, për t’u bashkua më tej me Arsenal në turneun parapërgatitor.

Arsenal po i gëzohet një turi në Australi para sezonit të ardhshëm.

Granit Xhaka e Mohamed Elneny ishin mes yjeve të ekipit që vizituan kopshtin zoologjik “Taronga”.

Kangurët dhe ariu koala i kanë habitur së tepërmi lojtarët e Arsenal.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: