Arlind Ajeti për 600 mijë euro te Crotone

Arlind Ajeti për 600 mijë euro te Crotone
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të transferohet nga Torino te Crotone.

Marrëveshja mes klubeve është arritur për 600 mijë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi i këtij kalimi nga klubi tjetër i Seria A.

Torino e mori mbrojtësin kuqezi me parametra zero, por pagoi 260 mijë euro komisione dhe lidhi kontratë dy-vjeçare me të.

Ndërkohë Ajeti, 23-vjeç, nuk u aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit me Torinon. Ai luajti titullar vetëm katër ndeshje, si dhe shënoi një gol në fitoren 4-3 të Torinos ndaj Pascara.

Vëllai më i vogël i tij, Albioni, është gjithashtu shumë pranë kalimit te ekipi i sapongjitur në Seria A, Spal.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: