Astrit Patozi, koment “shitjes së zgjedhjeve nga Lulzim Basha”

Astrit Patozi, koment “shitjes së zgjedhjeve nga Lulzim Basha”
Astrit Patozi, një nga demokratët e rreshtuar në “frontin” e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, ka postuar një video në Facebook momente të takimit me demokratët e Vlorës.

Në fjalën e tij para simpatizantëve ai deklaroi se humbja në 25 qershor ishte më e rënda në historinë e PD-së, por më rëndë se humbja është sjellja e Bashës pas rezultatit.

“Basha erdhi këtu në fushatë dhe premtoi që do të fitonte. Humbi. Tani nuk mban asnjë përgjegjësi, por vjen sërish dhe thotë ne humbëm, po nuk ka problem. A thua se është humbje e Flamurtarit dhe do fitojmë javën tjetër. Janë 4 vite për demokratët që do të sakrifikojnë” – tha Patozi. /l.k/

(Foto: Facebook)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: