Atentat me armë në mes të qytetit, plagosen tre persona

Atentat me armë në mes të qytetit, plagosen tre persona
Tre persona u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës.

Nuk dihet saktë objektivi i atentatit, por të plagosurit janë Elona Çurku, Enrik Prenushi, Doni Lisi.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar nga një makinë "Golf" me ngjyrë jeshile, në pronësi të T.J, por plumbat kanë shkuar edhe tek një 3 persona, dy burra dhe një vajzë.

Dëshmitarët okularë i thanë policisë se nga një makinë u hap zjarr, por nuk kanë mundur të dallojnë personat që ndodheshin në të.

Plumbat e shkrehur nga arma kanë plagosur dy burra dhe një vajzë, në rrethana ende të panjohura.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar me shpejtësi duke lënë në vendngjarje plot gjashtë gëzhoja.

Të plagosur u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit dhe nën kujdesin e bluzave të bardha./l.k/

 

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: