Basha: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës, akuzon Ramën

Basha: Shqipëria e para në botë për  përdorimin e kokainës, akuzon Ramën
Lulzim Basha, kryetari i ngrirë i PD ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me një raport sipas të cilit Shqipëria është vendi i parë sa i takon përqindjes së përdorimit të kokainës për banor.

“Një tjetër rekord famëkeq për vendin tonë: Shqipëria është e para në botë për përqindjen në përdorimin e kokainës për banor. Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin sapo botoi një raport që pohon me fakte atë që ne kemi denoncuar pa pushim këto vite, se Shqipëria është një ndër vendet kryesore në botë të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Dhe se droga ka hyrë tashmë në familjet e shqiptarëve të cilët po kthehen në përdorues droge.

Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve. Droga dhe krimi po shkatërrojnë të ardhmen tonë, prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tyre.” shkruan Basha /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: