Bieber zhgënjen fansat, anullon turin botëror

Bieber zhgënjen fansat, anullon turin botëror
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Justin Bieber do të anullojë pjesën e mbetur të turit botëror të koncerteve të tij.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, Justin Bieber do të anulojë pjesën e mbetur të koncerteve botërore. Justin i do fansat e tij dhe urren t'i zhgënjejë. Ai falënderon fansat e tij për përvojën e pabesueshme të turit, gjatë 18 muajve të fundit. Ai është mirënjohës dhe i nderuar që e ka ndarë atë përvojë me ekipin e tij për më shumë se 150 shfaqje të suksesshme nëpër 6 kontinente gjatë kësaj turi. Biletat do të rimbursohen në pikën e blerjes.”, thuhet në shkrimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit të anullimit të turneut të tij Bieber është parë afër Santa Monica raporton TMZ. Sipas tyre Bieber është shprehur se ka në plan vetëm të pushojë dhe të relaksohej. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: