Blushi: KQZ të rinumërojë gjithë Tiranën, LIBRA është partia më e grabitur

Blushi: KQZ të rinumërojë gjithë Tiranën, LIBRA është partia më e grabitur
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi shkruan në një status në Facebook se KQZ-së duhet të marrë vendim për të rinumëruar të gjithë Tiranën pas hapjes së kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së.

"Në 64 kuti që rinumëroi KQZ, mungojnë 50 vota për LIBRA , ndërsa në 7 kuti të tjera që u bënë publike, mungonin 40 vota. Kjo do të thotë se, vetëm në 71 kuti në Tiranë, LIBRA-s i kanë vjedhur 90 vota", shkruan Blushi.

Ai shton se, nëse KQZ nuk vendos të rinumërojë të gjitha kutitë e Tiranës, atëherë ajo është bashkëpunëtore në grabitje. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: