Bukuroshet e ekranit në plazh

Bukuroshet e ekranit në plazh
Prezantueset në plazh, sensuale në thjeshtësi

 

Eva Muratin, Albana Osmanin, Brunilda Lahen, Elita Rudin i bashkon televizioni por edhe stili. Disa nga prezantueset e ekraneve shqiptare kanë filluar tashmë pushimet, disa në bregdetin shqiptar e disa jashtë kufijve në vende ekskluzive. Por ajo që i bashkon disa prej tyre është se pavarësisht fotove të postuara prej tyre, ato shfaqen shumë më të thjeshta se koleget këngëtare ose modele, e ndjekin modën por me limite. Të jetë ndoshta një masë “mbrojtëse” nga scoop-et verore? Megjithatë ato duken në formë të mirë trupore, në pritje të sezonit vjeshtor të televizionit.

 

Këngëtaret, ekstravagancë dhe ngjyra

Anjeza Branka spikat me ngjyrat dhe format e rroba banjove, ajo ka marrë tashmë një nxirje të lëkurës të admirueshme e po shijon pushimet, mes një koncerti dhe tjetrit. Që ajo merret shumë me palestër, kjo dihet, por pavarësisht se e kemi parë shpesh, përsëri fiziku i saj mahnit me linjat dhe tonifikimin. Ndërsa Adelina Tahiri, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, ka zgjedhur luksin. Nga Santorini, ajo na përshëndet me disa foto ku ajo duket se po shijon pushimet në një suitë luksoze, në një resort, në bregdetin ishullor. Por është Fiolla Morina një është këngëtarja më “hot” ndër fotot e kësaj jave. Ajo ka pozuar përballë pasqyrës me një kostum banjoje blu, ekstravagant, që i zbulon shumë nga trupi që duket se ka rigjetur linjat. Madje zbulon më shumë seç duket.

 

Modele dhe blogere, seksi dhe në trend

 

Modelja Oriola Marashi lozonjare mbi një kamerdare, por me një pozicion aspak prej fëmije, na zbulon linjat e saj bombastike, të cilat këtë verë po i shohim shumë, sepse ajo është në punë e sipër në realizimin e një “book-u” fotografik profesional në bregdetin shqiptar dhe atë italian. Elena Lika, një sensualitet i brishtë, androgjen, zgjedh kostum det të verdhë, në union me flokët e saj. Aurela Hoxha? Një mini-kostum me lule, që lë pak vend për të fantazuar. “Sulmon fort” Lolita e emisionit “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci. Ajo pozon duke nënvizuar fundshpinën dhe belin e hollë që e karakterizojnë. Blogerja juriste, Irena Kita zgjedh të mahnitë me kostume trup, floreal dhe gazmor ai i paradites në mes të njerëzve në plazh, seksual, i zi dhe “i çmuar” ai i momenteve të saja romantike në det. Në të dyja rastet ajo spikat për një finesë unike.

j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: