Ceremonia / Nishani lë detyrën, Meta mban fjalimin e parë si president

Ceremonia / Nishani lë detyrën, Meta mban fjalimin e parë si president
Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë rreth orës 19:25 dhe bashkë me paraardhësin e tij, Bujar Nishani u takuan në zyrën e kreut të shtetit, ku është bërë edhe dorëzimi zyrtar i detyrës.

Presidenti i ri Ilir Meta ka vlerësuar paraardhësin e tij Bujar Nishani si president me qëndrim të ekuilibruar institucional dhe njerëzor.

“Shteti shqiptar në 105 vite të ekzistencës së tij, ka mbi vete peshën e një ekzistence të lashtë. Lavdia e përbotshme e Skënderbeut, urtësia e Ismail Qemalit, mendimi vizionar i Sami Frashrit, humanizmit i Nënë Terezës janë arsye krenarie dhe reflektimi të thellë dhe të vazhdueshëm.

Përvoja politike më inkurajon të pohoj se gjithnjë ia ka vlejtur të bësh lëshimet dhe kompromiset e nevojshme për hir të mbarësisë kombëtare. Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni”, deklaroi Meta.

Kreu i ri i shtetit do të punojë pa reshtur që shoqëria demokratike në Shqipëri të konsolidoj vlera dhe liritë themelore si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre.

Siaps Metës, demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias si formë e patjetërsueshme e shprehjes së opinionit, të kritikës në anën e interesit më të mirë publik. Shoqëria civile do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe bashkëpunimin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Presidenti i ri do të jetë besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit. Përvoja e tij politike e inkurajon atë të pohoj se gjithnjë ia ka vlejtur të bësh lëshimet dhe kompromiset e nevojshme për hir të mbarësisë kombëtare.

“Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni.

Do të punoj pa reshtur që shoqëria demokratike në Shqipëri të konsolidoj vlera dhe liritë themelore si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre.

Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias si formë e patjetërsueshme e shprehjes së opinionit, të kritikës në anën e interesit më të mirë publik.

Shoqëria civile do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe bashkëpunimin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Shqipëria evropiane që duam të ndërtojmë kërkon cilësi të lartë mendimi dhe profesionalizëm të spikatur, gjë që nuk mund të arrihet pa një përfshirje më aktive të botës akademike si niveli më i lartë i mendimit shkencor. Dialogu me të do të jetë i vazhdueshëm”, deklaroi Meta./l.k.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: